Lefkada është një nga ishujt që magjepsesh që nga momenti qe do të kaloni urën që lidh Lefkaden me pjesën tjetër te Greqisë. Nje ishull që mund të vizitoni ne çdo moment që te deshironi, pa marrë parasyshë nëse moti nuk është i mirë ose të arrini në një orar te caktuar me frikën që nëse humbni tragetin gjithë plani pushimeve tuaja do të ndryshojë. Per kete arsye  pushimet ne Lefkada do te jene zgjedhja ideale per ju kete vere!

 

Ponte mobile all'entrata isola Lefkada
Ponte mobile all’entrata isola Lefkada

Një vend shumë mikpritës, plot jetë, me peisazh përrallorë do të ishte perfekte kete vere. Lefkada është një nga ishujt më të bukur të detit Jon, ndyshe quhet dhe karaibet e Greqisë per arsye të ngjyrave te detit.

Crystal clear waters of Lefkada

Ishulli i Lefkadës përbëhet nga një numër i madh ambjentesh argetimi të cilat janë te përshtashme per çdo grupmoshë, si për ato që duanë të kalojnë momente me familjarët e tyre si dhe rinia që anon me tepër tek jeta e nates.Pushimet ne Lefkada jane ekonomike dhe ne te njejten kohe argetuse per cdo kend qe zgjedh te jete pjese e ishullit kete vere.

 

Bregdeti Përrallorë!

Rëra ngjyrë platinë dhe guralecët e bardhë në ndërthurje me ujin e kristaltë ngjyrë blu krijojnë një peisazh unik. Bregdetet janë ato që e karakterizojnë këtë ishull dhe e bëjnë çdo vit e më të famshëm.

Lefkada Spiaggia di MIlos
Lefkada Spiaggia di Milos

Kathisma, Pefkulia, Mylos, Ai Giannis garojnë në mënyrë të barabartë me plazhin më të famshëm të ishullit Porto Katsiki. Çdo plazh është unik, disa kanë si karakteristikë shkëmbijtë e bardhë , te tjera kanë një ndërthurje të bukur ndërmjet pishave të gjelbëruara dhe ujrave të bojqelltë dhe në disa të tjera gurlecët e bardhë, të mrekullueshme që do tju bëjnë të përjetoni momente që do tju mbesin gjithë jetën në memorien tuaj.

A JENI GATI PËR TË NOTUAR NË UJRAT E PARAJSËS?

Cape Lefkada

 

Sporte dhe aktivitete

Kitesurfing in Lefkada
Kitesurfing in Lefkada

Në këtë ishull të mrekullueshme aktivitetet nuk kanë fund. Sigurisht që sportet detare janë ata që ushtrohen më shumë, si përshembull windsurf, kitesurf, sailing reth ishujve të vegjël të vendit, puddle boarding, e shumë aktivitete të tjera siç janë fluturime me aeroplanë të lehtë të ulët, kalërim etj.

Lundrim

Sailing around Lefkada
Sailing around Lefkada

Lefkada ka një nga marinat detare më të mira dhe moderne, e cila është destinacion unik për të gjithë ato që adhurojnë lundrimin. Deti Jon është i përshtatshëm për të gjithë marinarët si ato me përvojë por dhe ato fillestarët fal erërave të favorshme dhe ujrave të qetë blu. Provojeni, merrni me qira një varkë lundrimi hapni velat dhe bëhuni për një eksperiencë të re dhe të paharrueshme.

Lefkada me plot ngyra

Colourful Lefkada

 

Zbuloni kantonet e bukra te Lefkadës, domethën rrugicat me shtëpitë shumëngjyrshe me një pamje të ndikuar nga Burano, Itali. Bëni një tur rreth historisë tij, i cili ka kaluar nëpër duart e shumë pushuesve.

Colourful alleys of Lefkada

Gjithashtu, merrni më teper njohuri rreth arkitekturës së veçantë të shtëpive të prirura nga tërmeti.

Vizitonte kështjellën imponuese mesjetare të Agia Mavra në hyrje të ishullit.

Lefkada Kastro and Gyra beaches
Beaches of Lefkada Gyra

Bëni një shëtitje rreth lagunës, e cila është një nga më të mëdhat në Greqinë Perëndimore, sipas konventës Ramsar. Lugina është e pasur me florën, faunën dhe avifaunën sepse shumë zogj shtegëtar vijnë për të kaluar dimërin. Kjo është një arsye përse është përshkruar si një ndër zonat me bukuri përrallore.

Nëse vendosni të vizitoni ishullin gjatë sezonit dimëror mos anashkaloni të shikoni flamingot rozë.

Nidri, Prigiponisia dhe Ujvarat

Scorpios, Onassis island

Një nga vendpushimet më turistike në ishull është fshati më i famshëm Nidri. Ky fshat është bërë i njohur shumë herët dhe na ka marrë një zhvillim të shpejtë. Për këtë arsye ka të gjitha llojet e infrastrukturave duke përfshirë dhoma me qira e deri tek vilat luksoze.

Një arsye tjetër që Nidri është shumë i njohur si vend, është për arye të Aristotel Onasit pronarit te Skorpios i cili gjendet perballe Nidrisë duke krijuar një imazh mbreslënës.

Një shëtitje me anije rreth ishujve të mrekullueshëm do tju bëjnë të mos pendoheni që fshati Nidri është zgjedhja më e mirë për pushime tuaja.

Dimosari Waterfalls
Dimosari Waterfalls

Vetëm 4km larg detit gjenden ujvarat e Nidrisë. Një monument natyrorë , zgjedhje e përkryer për tu freskuar në ditë të nxehta verore. Qetësia që buron në këtë vend, disa kilometra larg Nidrisë së zhurmshe, do të jetë një pervojë emocionuse.

Vlera Grafike

Karya's village Traditional square

Disa lartë në male, disa të tjera të tjera të ndërtuara buzë detit. Të gjitha të veçanta, gjithsecila me karakteristikat e veta. Disa fshatra janë shumëngjyrshe siç është Agios Nikitas dhe Sivota.Disa të tjera janë të ndërtuar me gurë e plot gjelbërim siç është fshati më tradicional tipik Grek Karia.Pushimet ne Lefkada do te emeroheshin ndryshe si qetesim shpirti per arsye se ngjyrat dhe infrastruktura qe e karakterizojne nderthuren aq bukur me njera-tjetren saqe askush nuk do te deshironte te hiqte syte nga ai peisazh.

Ushqime tradicionale

Traditional products of Lefkada

Greqia njihet për ushqim të bollshëm dhe plot shije. Kështu, dhe Lefkada si një ndër ishujt e të bukurës Greqi nuk mund të ngelte mbrapa.Lefkada është e famshme për disa produkte tradicionale. Disa nga këto janë Sallami i tymosur lefkas; Thjerrza Ekluvis; Pastel; Mjalt; Liker Shege; Verë e Kuqe e shumë shumë të tjera.